Çaushi: Vetëvendosjen nuk mund ta ndajnë ata që nuk janë pjesë e saj

Nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje (VV), Driton Çaushi, ka komentuar lajmin se brenda këtij subjekti politik po lind një fraksion i ri, duke thënë se ata nuk janë anëtarë të Lëvizjes dhe “rrjedhimisht nuk mund të jenë fraksion brenda saj”.

Lajme

19/05/2015 18:05

Ai ka pyetur se sa herë mund ta “ndajnë më dysh” VV-në të njëjtit njerëz?

“Apo, sa herë mund të dalin në mënyrë spektakolare nga Lëvizja po të njëjtit persona”, ka shkruar Çaushi në Facebook.