Çaushi: Qeveria duhet dhënë dorëheqje

Driton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se sot kanë kaluar katër muaj që nga nënshkrimi antikushtetues i kryeministrit Isa Mustafa për marrëveshjet në Bruksel.

Lajme

26/12/2015 14:05

Ai tha se gjatë kësaj kohe është ushtruar dhunim ka pasur arrestime e përndjekje ndaj subjektit më të madh opozitar.

“Kanë kaluar po ashtu tri ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Çdo qeveri pas këtij vendimi antikushtetues do të ndërmerrte një veprim e që është dorëheqja. Kjo qeveri pas këtij vendimi është duke tentuar me çdo kushte të themelojë Zajednicën duke dorëzuar edhe statusin për themelimin e saj”, theksoi Çaushi.

Ai tha se po i bëjnë të qartë kësaj qeverie se populli e ka kuptuar shkeljen që ka bërë, andaj siç tha ai, kjo qeveri duhet të jap dorëheqje të menjëhershme.

“Ne kërkojmë vetëm një gjë, tërheqjen nga këto marrëveshje, sepse shkarkimi i qeverisë ka qenë vetëm një kusht i joni ndaj arrogancës dhe kokëfortësisë së qeverisë karshi këtyre marrëveshjeve. Ky ka qenë qëllimi ynë, që nga fillimi i marrëveshjes me 25 gusht”, ka përfunduar ai, duke shtuar se nuk do të ndalen deri në shkarkimin e kësaj qeverie, të cilën e quajti antikushtetuese./Indeksonline.