Çaushi kërkon shkarkimin e menjëhershëm të kryeshefit të AUV-it

Driton Çaushi në emër të grupit të deputetëve të pavarur ka thënë se gjendja e rëndë e sigurisë ushqimore në vend nuk duhet lejohet.

Lajme

16/04/2018 11:04

Sipas tij që nga paslufta vendi nuk ka pasur kontroll të duhur.

“AUV ka dështuar që të mbrojë jetën e yetetarëve nga këtro produkte. Pas skandalit të mishit u gjetën me tonelata mish të skaduar dhe pa dokumentacion. Raste të tilla po gjenden plotë dhe kjo tregon dështimin e këtij institucioni. Do të ishte gabim sikur ky të trajtohet si dështimi i vetëm i AUV-it. Ky institucion ka dështuar në secilin aspekt që lidhet me sigurinë ushqirmore”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

Çaushi tha se për këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri.

“Është shokuese që deri më sot nuk ka apsur asnjë reagim të vetëm nga kryeministri për këtë situatë. Kujtoj që ky është një institrucion në kuadër të zyrës së kryemninistrit. Andaj ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të kryeshefit të AUV-it dhe bordit menaxhues si dhe nisjen e hetimeve nga prokuroria”, tha ai./Lajmi.net