“Catalunya Radio” zbulon klubin e ri të Iniestas

Andres Iniesta më afër transferimit në futbollin japonez.

Sport

08/05/2018 07:25

Andres Iniesta ka refuzuar interesimin nga Superliga e Kinës.

“Catalunya Radio” raporton se legjenda e Barcelonës mund të transferohet në futbollin japonez.

Vissel Kobe është duke konsideruar mundësinë e transferimit të Iniestas i cili ka konfirmuar vendimin për largim nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Transferimi mund të realizohet nga presidenti i Vissel Kobe, Hiroshi Mikitani, aksionar i kompanisë Rakuten, sponsor i Barcelonës. /Lajmi.net/