Cassano si futbollistët e Kosovës

Sulmuesi i Parmës, Antonio Cassano gjendet në situatë të ngjashme me shumë futbollistë të skuadrave nga Superliga e Kosovës. Ai nuk ka marrë rrogë që gjashtë muaj.

Sport

23/01/2015 19:09

Sulmuesi i Parmës, Antonio Cassano, ka diçka të ngjashme me futbollistët e Superligës së Kosovës.

Ylli italian ka paditur klubin e tij pasi nuk është paguar për gjashtë muaj.

Kriza financiare në Parma – e ngjashme me atë tek shumë klube në Kosovë – ka bërë që Cassano ta humb durimin.

Përveç se ka vendosur të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit, Cassano do të bëjë edhe më shumë, duke e dërguar në gjyq Parmën për mos respektim të kontratës që ka rezultuar me mos pagesë të hiq më pak se gjashtë rrogave.