Cassano: Ne Donnarumma kërkohet nga ky klub, nuk mund të thotë “JO” (FOTO)

Antonio Cassano ka parashikuar të ardhmen e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Sport

22/06/2017 08:53

Antonio Cassano nuk beson se portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma mund ta refuzojë Real Madridin.

Reprezentuesi italian ka refuzuar kontratën e re në San Siro dhe spekulohet se do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Nëse do të isha në vendin e Donnarumma, do të qëndroja në Milano për disa vite të tjera”, ka deklaruar ish sulmuesi i Milanit dhe Interit për Sky Italia, përcjell “lajmi.net”.

“Do të ishte mirë për futbollin italian nëse ai do të qëndrojë në Serie A. Por, është e vërtetë që nëse Real Madrid është duke e kërkuar, nuk mund t’i thuash jo”, ka theksuar Cassano. /Lajmi.net/