Cassano afër Interit

Antonio Cassano është shumë afër rikthimit në Inter, pas largimit nga Parma. Ai pritet ta zë vendin e Pablo Daniel Osvaldos, i cili do të largohet nga klubi.

Sport

30/01/2015 20:40

Antonio Cassano është futbollist i lirë pas shkëputjes së kontratës me Parmën ku nuk ishte paguar një kohë të gjatë.

Sulmuesi ka thënë se njëherë dëshiron të pushojë para se të mendojë për një angazhim të ri.

Por, sipas mediave italiane, ai është shumë pranë një transferimi të befasishëm tek ish skuadra e tij, Inter.

Cassano luajti në Giuseppe Meazza gjatë stinorit 2012-13.

Pablo Daniel Osvaldo është afër largimit nga Inter, dhe vendin e tij pritet ta zë pikërisht Cassano, futbollist problematik, por me talent të padiskutueshëm.