Casillas ‘viktimë’ e penalltisë më të mërzitshme në histori të futbollit

Porto e ka nisur mirë sezonin në elitën e futbollit portugez.

Sport

20/08/2018 18:32

Skuadra e Portos ka shënuar edhe fitoren e dytë në po kaq ndeshje, duke e mundur 2:3 në udhëtim Belenenses.

Në këtë ndeshje tifozët panë një nga penalltitë më të mërzitshme në historinë e futbollit.

Ishte Fredy që ekzekutoi një penallti, duke ecur me hapa tejet të vegjël, për t’iu dashur pesë sekonda për të arritur deri të topi.

Lëvizjet e tij e befasuan Iker Casillasin, që mbeti i shtangur pa pasur mundësinë për të intervenuar./Lajmi.net/

YouTube player