Casillas ‘tremb’ Realin

Iker Casillas ka pranuar se mund të largohet nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit nëse nuk rikthen statusin e titullarit të gjiganti spanjoll, ku Diego Lopez vazhdon të inkuadrohet në portë nga trajneri i ri Carlo Ancelotti. Kapiteni i Spanjës nuk ka qenë titullar në një ndeshje të La Ligës nga janari, derisa…

Sport

17/10/2013 17:08

Iker Casillas ka pranuar se mund të largohet nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit nëse nuk rikthen statusin e titullarit të gjiganti spanjoll, ku Diego Lopez vazhdon të inkuadrohet në portë nga trajneri i ri Carlo Ancelotti.

Kapiteni i Spanjës nuk ka qenë titullar në një ndeshje të La Ligës nga janari, derisa vuan të rikthejë statusin në formacionin bazë edhe pas rikuperimit nga lëndimi. Casillas, i cili iu bashkua Realit si 9-vjeç ka pranuar se mund të largohet nga Santiago Bernabeu nëse vazhdon të jetë rezervist.

“Nëse një futbollist nuk është në fushë, atëherë ai fillon të mendoj për marrjen e vendimeve”, deklaroi Casillas për mediat spanjolle.

“Jam njeri dhe jam futbollist. Nuk kam luajtur për nëntë muaj tani dhe vlen njësoj edhe për mua, nuk jam robot. Sigurisht se dua të mbetem këtu dhe të fitoj tituj të tjerë me Real Madridin. Jam këtu nga fëmijëria por vjen një ditë kur duhet të marr vendime. Nëse gjërat nuk ndryshojnë në tre muajt e ardhshëm, dhe më pyetni nëse do të mbetem në klub, atëherë mund t’ju them se jam duke menduar të largohem”, përfundoi ai.

Casillas ka kontratë me Realin deri në vitin 2017.