Casillas transferohet në Premierligë

Iker Casillas ka vendosur të ndryshojë skuadër në afatin kalimtar të janarit.

Sport

04/12/2017 18:29

Portieri spanjoll, do të largohet nga Porto, shkruajnë mediet spanjolle.

Situata aspak e favorshme e tij te Porto, ka bërë që ish portieri i Real Madridit të marrë vendimin për t’u larguar.

Destinacioni i parë i 36 vjeçarit është Premierliga, ku po kërkohet nga Rafael Benitez dhe skuadra e Newcastel United./Lajmi.net/