Casillas sulmon Xavin

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka këshilluar Xavin që të flet me të privatisht, nëse ka ndonjë problem me kritikat e tij ndaj mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets. Kapiteni i Los Blancos ka thënë se do t’ia ndez Busquetsit një “shuplakë” pasi anëtari i gjigantit katalan u zu në fotografi duke shkelur në kokë…

Sport

09/04/2014 10:19

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka këshilluar Xavin që të flet me të privatisht, nëse ka ndonjë problem me kritikat e tij ndaj mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets.

Kapiteni i Los Blancos ka thënë se do t’ia ndez Busquetsit një “shuplakë” pasi anëtari i gjigantit katalan u zu në fotografi duke shkelur në kokë mbrojtësin e Realit, Pepe, në El Clasicon e fundit në mars, të cilin Barcelona e fitoi me rezultat 4:3.

Xavi u përgjigj duke thënë se “Busquets asnjëherë nuk e shkeli Pepen, ju mund ta shihni edhe në pamje se nuk ka qëllim e as kontakt”, dhe kritikoi kontingjentin spanjoll të Realit për sjelljen e tyre ndaj një bashkëlojtari të Kombëtares.

Mirëpo, Casillas nuk i ka mirëpritur deklaratat e Xavit. “Nëse Xavi ka problem me mua, ai duhet të më flet me qetësi në vend se të jep publicitet falas për të mbushur emisionet televizive”, deklaroi Casillas.

“Ne nuk duhet të merremi më me këtë punë. Duhet ta lëmë anash, është e mërzitshme dhe e lodhshme”. Reali takohet sërish me Barcelonën më 16 prill në finalen e Copa del Rey.