Casillas: Reali e ka prekur pikën më të ulët

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas e kritikoi ashpër ekipin pas lojës së dobët dhe humbjes 3:4 nga Schalke në Santiago Bernabeu.

Sport

11/03/2015 00:09

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka vetëm kritika për skuadrën e tij pas humbjes 3:4 nga Schalke në Santiago Bernabeu, edhe pse ata u kualifikuan në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Sonte e kemi prekur pikën më të ulët, në mënyrë të pabesueshme. Vazhdojmë të jemi në një vend të privilegjuar, por na duhet të ndryshojmë sa më parë”, u shpreh ai.

Por, Casillas e mbron trajnerin Carlo Ancelotti. “Ai e shppjegoi shumë mirë, duhet të përmirësohemi”, theksoi ai.