Casillas, Premierliga thërret

Iker Casillas vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Real Madrid, në drejtim të Premierligës, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

28/11/2014 22:55

Vazhdojnë të qarkullojnë spekulime rreth të ardhmes së kapitenit të Real Madridit, Iker Casillas.

Portieri i Los Blancos mund të largohet nga Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”.

33-vjeçari vazhdon të jetë i shumëkërkuar në Premierligë ku Arsenal dhe Liverpool janë të gatshëm të zhvillojnë një betejë të nxehtë për të siguruar shërbimet e tij.

“Gunners” kërkojnë të zbusin krizën e lëndimeve të Wojciech Szczesny dhe David Ospina, ndërsa “Reds”, nuk janë të kënaqur me titullarin Simon Mignolet, i cili së fundmi ka përfunduar në qendër të kritikave.