Casillas nuk largohet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur se do të jetë e “vështirë” që Iker Casillas të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Los Blancos kanë filluar sezonin e ri me Diego Lopezin si portier i parë, njësoj siç përfundoi stinori i shkuar nën drejtimin e Jose Mourinhos. Edhe trajneri…

Sport

25/09/2013 09:00

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur se do të jetë e “vështirë” që Iker Casillas të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Los Blancos kanë filluar sezonin e ri me Diego Lopezin si portier i parë, njësoj siç përfundoi stinori i shkuar nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Edhe trajneri i ri Carlo Ancelotti preferon Lopezin para Casillasit sa i përket ndeshjeve të La Ligës kurse ka paralajmëruar se do ta inkuadrojë kapitenin e Spanjës si titullar në duelet e Ligës së Kampionëve.

Kjo ka zgjuar dyshime se Casillas mund të largohet nga klubi por Perez nuk beson se portieri do t’ia kthejë shpinën skuadrës.

“Do të jetë vështirë për të që të largohet në janar. Vendimi i Mourinhos për ta lënë jashtë ekipit ishte për arsye sportive. Ai i dha atij një paralajmërim dhe më pas ishte për shkak të lëndimit”, deklaroi Perez për Cadena SER.