Casillas nuk largohet nga Reali

Iker Casillas do të donte ta përfundojë karrierën në Real Madrid, por e pranoi se kontrata e tij mund të mos vazhdohet nga klubi kryeqytetas. Portieri spanjoll ka luajtur vetëm në Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve me ‘Los Blancos’ këtë sezon, pasi trajneri Carlo Ancelotti e preferon më shumë Diego Lopezin në ndeshjet…

Sport

03/03/2014 20:00

Iker Casillas do të donte ta përfundojë karrierën në Real Madrid, por e pranoi se kontrata e tij mund të mos vazhdohet nga klubi kryeqytetas.

Portieri spanjoll ka luajtur vetëm në Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve me ‘Los Blancos’ këtë sezon, pasi trajneri Carlo Ancelotti e preferon më shumë Diego Lopezin në ndeshjet e La Ligas.

“Unë mund të luaj deri në 40 vjeç. Nëse portieri është i kujdesshëm dhe i aftë, mund të shkojë deri në atë moshë”, deklaroi portieri 32 vjeçar për Melody FM.

“Shpresoj të luaj për Realin deri në moshën 40 vjeçare, por do të arrijë momenti kur kjo nuk do të jetë e mundur. Kur të përfundojë kontrata, do ta shqyrtoj situatën nëse do të rri në Real ende”, vazhdoi ai.

“Dua të vazhdoj të fitoj trofe. Është ndjenjë e shkëlqyeshme ta kesh mundësinë të fitosh trofe dhe më pas ta shijosh atë me tifozët. Shpesh mendoj se çka do të bëj pasi të pensionohem. Do të doja të mbetem i lidhur me botën e futbollit, me klubin tim, nëse i nevojitet ndihma ime”, përfundoi Casillas, i cili ka kontratë vetëm edhe 12 muaj me Realin. Por, ai beson se mund të luajë së paku edhe tetë vjet.