Casillas mendon për trofeun e 11-të

Iker Casillas po e shijon në maksimum trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Mirëpo, portieri spanjoll po mendon qysh tash për të njëmbëdhjetin, të cilin e synon me Los Blancos.

Sport

26/05/2014 13:39

Iker Casillas nuk di të ngopet. Pasi e fitoi trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve të Real Madridit, portieri spanjoll po mendon qysh tash për titullin e 11-të, të cilin synon ta fitojë me Los Blancos.

“La Decima është për të gjithë ju tifozë, e donim në të gjitha mënyrat. Tash po festojmë, më pas do të mendojmë për ta fituar të Njëmbëdhjetën”, ka thënë kapiteni i Realit gjatë festës së Merengues në stadiumin Santiago Bernabeu të dielën mbrëma.

Casillas ishte meritor për triumfin e Realit këtë sezon. Ai tashmë konsiderohet si një legjendë e ekipit nga Santiago Bernabeu, me të cilin ka fituar gjithçka në karrierë.