Casillas kthehet në La Ligë te kundërshtari i Real Madridit

Gjasat janë që Casillas të rikthehet në kampionatin spanjoll për të nisur një eksperiencë të re në rradhët e Deportivo La Corunas.

Sport

15/12/2017 09:18

Në merkaton e janarit Iker Casillas, ish-kapiteni i Realit të Madridit mund të lërë përfundimisht Porton pasi spanjolli nuk bën pjesë në planet e trajnerit Sergio Conceicao i cili preferon Jose Sa për portën.

Gjasat janë që Casillas të rikthehet në kampionatin spanjoll për të nisur një eksperiencë të re në rradhët e Deportivo La Corunas. Para pak ditësh u fol se do të ishte Newcastle United destinacioni i ri i Casillas por mesa duket përparakalimit te skuadra e Rafa Benitez në Premier League

Ish-portieri i Spanjës preferon një rikthim në La Liga dhe është gati të firmosë me klubin galician.