Casillas: Kjo është liga ku mund të transferohem

Portieri i Portos, Iker Casillas ka pranuar se mund të transferohet në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

01/12/2015 11:34

Iker Casillas ka pranuar se mund të transferohet në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Portieri i Portos, i cili iu bashkua klubit portugez nga Real Madrid gjatë verës, ka pranuar se mund të largohet përfundimisht nga futbolli evropian.

“Futbolli është zhvilluar shumë atje dhe është diçka e bukur për ta parë. A do të luaja atje? Pse jo?”, tha Casillas gjatë një seance me pyetje në rrjetin social Facebook, përcjell “Lajmi.net”.

“Kam nënshkruar për tri sezone këtu dhe synoj ta respektoj kontratën. Porto është një sfidë e re për mua dhe shpresoj t’i realizoj pritshmëritë në këtë klub të mrekullueshëm”, u shpreh ai.