Casillas: Juventus – Real Madrid, do të jem tifoz i këtij ekipi në finalen e Ligës së Kampionëve (FOTO)

Iker Casillas ka komentuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Sport

30/05/2017 09:22

Iker Casillas ka pranuar se do të jetë tifoz i Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Por, portieri i Portos ka theksuar se portieri i “Bianconerëve”, Gianluigi Buffon e meriton ta fitojë trofeun e kampionit të Evropës për klube.

“Sigurisht se jam tifoz i Real Madridit por rrugëtimi sportiv i Buffonit nuk duhet të mbyllet pa një trofe të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Casillas, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse kundërshtari nuk do të ishte Real Madrid, do t’i uroja me gjithë zemër që ta fitojë Ligën e Kampionëve sepse e meriton”, theksoi ai. /Lajmi.net/