Casillas: Ja kush e vendosi ndeshjen

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak ishte ai që luajti rolin vendimtar në barazimin e skuadrave në Vicente Calderon.

Sport

15/04/2015 09:02

Real Madrid barazoi në udhëtim te Atletico Madrid duke luajtur pa gola në ballafaqimin e tyre të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, Iker Casillas ka thënë se portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak ishte ai që luajti rolin vendimtar në barazimin.

“Mendoj se Oblak ishte futbollisti më i mirë, sidomos në pjesën e parë. Ne merituam më shumë nga kjo ndeshje, por ai ishte fantastik”, deklaroi kapiteni i Real Madridit për “TVE”.

Oblak ia mohoi golin Realit në disa raste.