Casillas: Ishim të tmerrshëm

Iker Casillas thotë se Real Madridi bëri lojë të tmerrshme. Portieri spanjoll e ka kritikuar ekipin për jostabilitet dhe paqëndrueshmëri pas epërsisë prej 2:0. Ai thotë se ky nuk është shembulli që duhet ta japë gjiganti spanjoll në të ardhmen.

Sport

01/09/2014 01:58

Iker Casillas, kapiten i Real Madridit, ka qenë mjaft kritik i paraqitjes së ekipit në Anoeta, ku skuadra e tij pësoi humbje 4:2, edhe pse fillimisht ishte duke fituar 2:0.

Portieri spanjoll i ka përmendur të gjitha gabimet që i kanë bërë lojtarët, për të cilët thotë se iu ra koncentrimi dhe qëndrimi i duhur, pas avantazhit të krijuar.

“Së pari, urime për Real Sociedadin, i cili e bëri një lojë sensacionale. Të kalosh në epërsi ndaj tyre prej dy golash për 15 minuta, është e rrallë, mbi të gjitha në shtëpi të tyre”, theksoi fillimisht portieri madrilen.

“Ne ishim të tmerrshëm, nuk luajtëm mirë. Me 2:0 nuk kemi guxuar ta lëshojmë nga duart një lojë si kjo. Nuk është shembulli që duhet ta ndjekim”, vazhdoi ai.

“Ne duhet të bëjmë më shumë presion dhe ta menaxhojmë më mirë presionin. Jemi të gjithë fajtorë, jo vetëm faza defanzive, sepse duhet të mbrohemi i tërë ekipi”, përfundoi Casillas.