Casillas i bie pishman për mos ballafaqimin me Mourinhon te Real Madrid

Portieri legjendar i Spanjës, Iker Casillas, është rikthyer të flas për kohën e tij të vështirë të Real Madrid, sa kjo skuadër drejtohej nga Jose Mourinho.

Sport

22/11/2018 08:32

Tash portieri i Portos, pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar te Real Madrid, te e cila skuadër është shndërruar në një legjendë me të arriturat e mëdha.

Por, vendi i tij është lëkundur pas vitit 2010, kur Real Madrid kishte angazhuar për trajner Jose Mourinhon.

“Nëse do të kthehesha në kohë, do të merrja guximin që të ballafaqohesha me Mourinhon. Në atë moment kam zgjedhur heshtjen sepse mendova se ishte rruga më e mirë për të nderuar vlerat e Real Madridit”, ka deklaruar Casillas,teksa kujtonte momentet e tij të vështira me trajnerin portugez në ‘Santiago Bernabeu’.

Ai thotë se raportet e tij me Mourinho janë përkeqësuar që nga sezoni i parë i portugezit te Real Madrid.

“Në një nivel personal marrëdhëniet u prekën nga sezoni i parë deri në vitin e tretë, ku ka pasur shumë njerëz që filluan të përziejnë marrëdhënien tonë”, ka shtuar ai.

“Kjo nuk ishte e mirë për atë apo për mua, as për Real Madridin”./Lajmi.net/