Casillas ‘grushton’ Ramosin

Iker Casillas iu ‘hakmor’ bashkëlojtarit të tij nga Real Madrid, Sergio Ramos pas dëmtimit që ia shkaktoi mbrëmë gjatë duelit kundër Galatasarayt në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve. Casillas bëri paraqitjen e parë si titullar për Realin në sezonin e ri. Mirëpo, në minutën e 13-të, derisa kishte dalë nga porta për…

Sport

18/09/2013 10:11

Iker Casillas iu ‘hakmor’ bashkëlojtarit të tij nga Real Madrid, Sergio Ramos pas dëmtimit që ia shkaktoi mbrëmë gjatë duelit kundër Galatasarayt në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Casillas bëri paraqitjen e parë si titullar për Realin në sezonin e ri. Mirëpo, në minutën e 13-të, derisa kishte dalë nga porta për të pritur një top, ai u ndesh me Ramosin dhe pësoi një ndrydhje në bri.

Kjo bëri që ai të mos jetë në gjendje ta vazhdojë lojën dhe në vend të tij u inkuadrua Diego Lopez.

Pas ndeshjes, gjatë rrugës prapa për në Madrid, Ramos ka publikuar një fotografi së bashku me Casillasin në profilin e tij në rrjetin social Twitter, me mbishkrimin: “Jemi duke u kthyer për në shtëpi. Por, dikush dëshiron të më vret. Nuk është asgjë dhe do të kthehet shumë shpejt”.

Në fotografi, Casillas bëhet sikur dëshiron ta godet Ramosin. Reali mposhti Galatasarayn 6-1, në ndeshjen ku Cristiano Ronaldo realizoi het-trik.