Casillas e pranon: E xhelozoj këtë legjendë të Barcelonës

“Të gjithë do të kishim dashur një lamtumirë si ajo e Iniestas. Jam i lumtur për kolegët e mi", shprehet Casillas.

Sport

30/05/2018 23:48

Iker Casillas është xheloz në Andres Iniestan.

Ai tha se do të donte një lamtumirë si ajo e katalunasit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Të gjithë do të kishim dashur një lamtumirë si ajo e Iniestas. Jam i lumtur për kolegët e mi”, shprehet Casillas.

“Sa herë që jam në Madrid, shkoj në Bernabeu për t’i mbështetur. Jam 37 vjeç dhe 34 prej tyre kam qenë tifoz i tyre”.

“Një rikthim te klubi, nuk i dihet. Kam luajtur për një kohë të gjatë te Madrid. Nëse më telefonojnë normalisht që do të kthehem”, shtoi ai. /Lajmi.net/