Casillas e lavdëron Lopezin

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas i ka përshëndetur paraqitjet e Diego Lopezit dhe thotë se ish portieri i Sevillës ka kontribuuar në pozitën e klubit gjatë këtij sezoni në La Liga. Pas barazimit 2:2 ndaj rivalëve të Atletico Madrid, ekipi i Carlo Ancelottit gjendet në krye të kampionatit spanjoll me një pikë më shumë…

Sport

06/03/2014 20:00

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas i ka përshëndetur paraqitjet e Diego Lopezit dhe thotë se ish portieri i Sevillës ka kontribuuar në pozitën e klubit gjatë këtij sezoni në La Liga.

Pas barazimit 2:2 ndaj rivalëve të Atletico Madrid, ekipi i Carlo Ancelottit gjendet në krye të kampionatit spanjoll me një pikë më shumë se Barcelona, ndërsa Casillas thotë se 32 vjeçari kishte ‘gisht’ gjatë kampanjës së këtij sezoni.

“Diego Lopez ka dhënë kontribut të madh në faktin se ne jemi në krye. Ai po mbron mjaft mirë. Kur mbroj unë, edhe unë duhet të jap kontribut”, ka thënë Casillas për të përditshmen spanjolle AS.

Trajneri Ancelotti e preferon Lopezin në La Liga, ndërsa Casillasin e prefron në Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

“Unë jam në rregull. Gjithmonë duhet ta analizosh se sa kanë kontribuuar lojtarët. Çdokush dëshiron më shumë dhe kjo është gjë e mirë”, tha ndër të tjera Casillas.

“Nëse trajneri vendos që unë të jem pjesë e ekipit në këto dy kompeticione, do të jem i lumtur me këtë. Kjo ka ndodhur në muajt e kaluar dhe ne nuk mund të luajmë gjatë tërë kohës”, përfundoi veterani i portës madrilene, i cili kishte përfunduar në bankinë në La Liga edhe në kohën kur trajner i ‘Los Blancos’ ishte Jose Mourinho.