Casillas: Barcelona s’ka shans në Ligën e Kampionëve

Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Real Madridit, Iker Casilla ka lëshuar një deklaratë ngacmuese në drejtim të Barcelonës, duke thënë se ata nuk janë rivalë të denjë për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sport

08/12/2014 16:48

Casillas ka thënë se Barcelona dhe Atletico Madridi do të luftojnë deri në fund për titullin e La Ligas, mirëpo Blugranët nuk janë rivalë në Europë, më saktësisht në Ligën e Kampionëve.

“Atletico Madridi dhe Barcelona janë skuadrat që do të luftojnë deri në fund të sezonit për të fituar titullin e La Ligas”, u shpreh Casillas.

Më pas ai u pyet nga gazetarët, se cilët janë rivalët e Realit për Ligën e Kampionëve. Casillas u përgjigj kështu: “Mendoj se Bayern Munich dhe Atletico Madridi”.

Në këtë mënyrë, Casillas e ka lënë anësh skuadrën e Barcelonës, pasi sipas tij, blaugranët nuk kanë skuadër të denjë për të fituar titullin më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve.