Casemiro: Ky futbollist e meriton Topin e Artë

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, mendon që Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë.

Sport

20/09/2018 16:49

Ai nuk e mbështetë kështu shokun e skuadrës, Luka Modriç, i cili për dallim nga Ronaldo shkoi deri në finalen e Kupës së Botës.

Sipas Casemiros, ai çmim është për Ronaldon, përcjellë “Lajmi.net”.

“Viti që ka kaluar Modric ishte fantastik, por në përgjithësi mendoj se ai që duhet të fitojë Topin e Artë është Ronaldo”, deklaroi Casemiro.

“Luka ka luajtur në mënyrë të mrekullueshme në Champions e në Botëror, por Cristiano e meriton gjithsesi”, shtoi ai. /Lajmi.net/