Casemiro ka një mesazh për Ronaldon pas humbjes nga Atletico Madrid

Casemiro ka një këshillë për ekipin e Real Madridit.

Sport

16/08/2018 09:24

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka këshilluar ekipin ta harrojë Cristiano Ronaldon.

“Los Blancos” janë mposhtur nga Atletico Madrid në Superkupën e Evropës me rezultat 2:4.

Shumëkush ka përmendur largimin e Ronaldos si arsyen e humbjes së Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Por, Casemiro ka ftuar ekipin ta harrojë sulmuesin portugez.

“Duhet ta harrojmë Cristiano Ronaldon dhe të vazhdojmë përpara”, u shpreh ai. /Lajmi.net/