Casemiro ka një mesazh për Neymarin nga Real Madrid

Casemiro ka ftuar Neymarin të transferohet në Real Madrid.

Sport

16/03/2018 10:28

Casemiro beson se Neymar do të përshtatej në Real Madrid si partner i Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është objektiv i madh i “Los Blancos” për sezonin e ri.

“Neymar gjithmonë ka qenë spektakular, që kur ishte 11 vjeçar. Ai bën gjëra të çmendura”, tha Casemiro për “El Partidazo”.

“Nuk mendoj se ka ndonjë shans që ai të vij në Madrid, por për këtë duhet ta pyesni presidentin, Florentino Perez”.

“Ai e di se dyert e Realit janë gjithmonë të hapura për të, por është i lumtur në Paris. Gjithmonë e ka thënë këtë, ka edhe shumë lojtarë të Brazilit, ai ndihet rehat atje, por se a është i mundur ky transferim, duhet të pyesni Florentinon”, shtoi Casemiro.

“Me kualitetet që ka, do ta kisha transferuar pa u menduar dy herë.  Shpresoj që ai të vij për sezonin e ardhshëm”.

“Është lojtar i shkëlqyer, mesin e tre më të mirëve në botë. Ai do t’ia kalojë mirë me Cristianon, shumë mirë”, theksoi mes tjerash Casemiro.