Carvajal ‘tundohet’ nga ofertat e dy skuadrave nga Premierliga

Dani Carvajal mund të jetë lojtari i parë që mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga Real Madrid.

Sport

13/10/2018 09:56

Në Real Madrid gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë. Pas një fillim sezoni për t’u harruar, ‘Los Blancos’ tani rrezikojnë të mbeten edhe pa njërin nga lojtarët më të rëndësishëm viteve të fundit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Dani Carvajal, që ka shprehur haptas dëshirën që një ditë të luajë në Premierligë.

“Do të doja të luaja në Premierligë, është një përvojë që do të doja ta realizoja”, ka deklaruar Carvjal.

Kjo deklaratë ka bërë që skuadrat nga Premierliga të fillojnë të interesohen për shërbimet e 26 vjeçarit.

‘Don Balon’ raporton se Chelsea dhe Manchester United, janë të gatshme të joshin lojtarin duke i bërë ofertë për t’u transferuar në Premierligë./Lajmi.net/