Carvajal ndalet nga flamuri

Daniel Carvajal u turpërua duke u ndalur nga flamuri i kornerit gjatë ndeshjes miqësore mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit në Katar. Dy gjigantët evropian u takuan mes vete në Doha të enjten, ballafaqim ku fituesi u përcaktua me golin e vetëm nga Jese Rodriguez për spanjollët në minutën e 19’të. Mirëpo, në atë që…

Sport

03/01/2014 09:17

Daniel Carvajal u turpërua duke u ndalur nga flamuri i kornerit gjatë ndeshjes miqësore mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit në Katar.

Dy gjigantët evropian u takuan mes vete në Doha të enjten, ballafaqim ku fituesi u përcaktua me golin e vetëm nga Jese Rodriguez për spanjollët në minutën e 19’të.

Mirëpo, në atë që pritej të ishte një takim ekzibicional i futbollit në shtetin arab, mbrojtësi i krahut i Realit e zbehu shkëlqimin duke u ndalur në mënyrë të turpshme, i penguar nga flamuri i kornerit që e detyroi të tentonte një veprim mjeshtëror e në fund vetëm a dorëzoi topin mbrojtësit të PSG’së, Maxëell.