Carvajal: Na mungoi saktësia

Mbrojtësi i Real Madridit, Daniel Carvajal ka thënë se skuadrës së tij i mungoi saktësia në barazimin kundër Villarealit me rezultat 1-1 në Santiago Bernabeu.

Sport

02/03/2015 10:01

Carvajal ka thënë se skuadra e tij barazoi 1-1 kundër Villarealit pasi nuk ishte e saktë para portës, edhe pse kishte një numër të madh të rasteve për të shënuar gol.

“Ne e kemi bombarduar kundërshtarin në 15 minutat e fundit, duke bërë shumë krosime, duke krijuar një numër të madh të rasteve, por neve na mungoi saktësia në goditjet tona dhe këto nga kushtuan shumë”.

“Sidoqoftë, ne u përballëm me një rival të shkëlqyer, por na mungoi saktësia në goditje dhe është turp që nuk kemi arritur të fitojmë”, tha Carvajal.