Carrizo, sërish në portë (Foto)

Pavarësisht paraqitjes së dobët në ndeshjen e parë kundër Wolfsburgut, portieri Juan Pablo Carrizo do të jetë titullar te Interi, në duelin e kthimit në Giuseppe Meazza.

Sport

18/03/2015 13:20

Juan Pablo Carrizo u ballafaqua me kritika të ashpra nga tifozët e Interit pas paraqitjes së tij të dobët në humbjen 3:1 në udhëtim te Wolfsburg, në ndeshjen e tyre të parë të vlefshme për kualifikim në çerekfinalen e Europa League.

Por, trajneri i Nerazzurrëve, Roberto Mancini ka vendosur që Carrizzo të jetë titullar edhe të enjten në ndeshjen e kthimit në Giuseppe Meazza.

Mancini e ka mbrojtur portierin nga kritikat duke thënë se ai nuk ishte fajtor për humbjen në Gjermani.

Dhe, përkrahjen e tyre do ta konfirmojë duke e aktivizuar atë sërish nga minuta e parë.