Carmelo Anthony në radarin e Lakers

Skuadrat e NBA janë duke kryer lëvizjet e tyre në afatin e transferimeve, dhe një nga skuadrat më aktive është ajo e Los Angeles Lakers.

Sport

07/02/2019 23:21

Fillimisht Lakers ishin futur në garë për shërbimet e Anthony Davis, marrëveshje të cilën akoma nuk e kanë arritur.

Sot, ata kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Mike Muscala nga Clippers. Ishin Michael Beasley dhe Ivica Zubac që kaluan tek Clippers për këtë shkëmbim.

Kjo lëvizje ka lënë një vend të lirë në skuadrën e Lakers. Kështu skuadra mund të shikoj për blerjen e ndonjë lojtari.

“Los Angeles Times” shkruan se Lakers do të shikojnë seriozisht që të nënshkruajnë me Carmelo Anthony, transmeton lajmi.net.

Anthony së fundmi është aktivizuar me skuadrën e Houston Rockets, ku nuk pati ndonjë sezon aq të mirë.

Bashkimi i forcave me LeBron James do të mund ta ‘ringjallte’ Carmelon. Mbetet të shihet nëse kjo lëvizje do të kryhet. /Lajmi.net/