Carlos: Të gjithë po flasim për Neymarin, por ja kush po e shpëton Brazilin

Te Brazili gjithnjë e më shumë përmendet emri i Neymar si ylli kryesor i ekipit.

Sport

24/06/2018 21:14

Neymar shihet si lojtari pa të cilin Brazili nuk ecën dot përpara. Por nuk ndan këtë mendim ish-mbrojtësi i Kombëtares Braziliane, Roberto Carlos. Ai mendon se Coutinhoështë ai që po e mban Brazilin dhe jo Neymar. “Më pëlqen shumë të shoh këtë djalë duke luajtur. Është fantastik me topin, por edhe i zgjuar kur nuk e ka atë.

Është shumë i zoti për të gjetur pozicionin ideal në fushë”.

“Të gjithë flasin për Neymar, por Coutinho po tregon se është gjithashtu një lojtar tepër i rëndësishëm për Brazilin. Kur mbrojtësit kundërshtarë përqendrohen te Neymar ai del në skenë dhe vendos ndeshjen”.- ishin fjalët e ish-yllit të Seleçaos.