Carlos Bacca bëhet me skuadër të re

Marseille raportohet të ketë arritur marrëveshje me Milanin për sulmuesin Carlos Bacca.

Sport

23/07/2017 13:16

Kolumbiani ka humbur vendin në formacionin e ‘rossonerëve’ pas ardhjeve të fundit, dhe largimi është më se i domosdoshëm.

‘Tuttosport’ shkruan se Bacca do t’i bashkohet Marseille, dhe nga ky transferim Milani do të përfitojë 15 milionë euro.

30 vjeçari gjatë javës që po vjen do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për të kompletuar pastaj transferimin në Ligue 1.

Bacca iu bashkua Milanit nga Sevilla në vitin 2015 për 30 milionë euro, dhe nga ajo ka shënuar 34 gola për ‘rossonerët’./Lajmi.net/