Carlo Ancelotti vlerëson lartë Shqipërinë

Carlo Ancelotti e ka vlerësuar lartë Kombëtaren Shqiptare të futbollit.

Lajme

02/09/2016 20:11

Trajneri i madh italian, po qëndron në Shqipëri në promovimin e librit të tij autobiografik, teksa ka folur edhe për Kombëtaren Shqiptare, dhe paraqitjen e tyre në Euro 2016.

Ancelotti deklaron se Shqipëria ishte gjëja më e bukur që i ka ndodhur futbollit në Euro 2016.

“E pashë mirë Shqipërinë, shumë mirë në grup, por sidomos në kualifikuese. Po flisnim pak ditë më parë në mbledhjen e trajnerëve në UEFA se gjëja e bukur e këtij Europiani ishin të vegjlit si Shqipëria. Sollën në Evropë një entuziazëm të madh dhe kjo është bukuria e futbollit. Në UEFA ka bërë përshtypje që fitoi Portugalia. Për ju, më vjen keq, pasi nëse barazonit ndeshjen e parë, do kalonit grupin”, deklaroi Ancelotti, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.