Carlo Ancelotti: Këto dy skuadra janë favorite në Ligën e Kampionëve

Carlo Ancelotti beson se Real Madrid dhe Barcelona janë favoritë për lavdinë evropiane këtë edicion, shkaku i lojtarëve më të mirë në botë që kanë në skuadër.

Sport

17/03/2018 17:24

Pasja në skuadër e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, i bën favoritë skuadrat spanjolle në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të takohet me Juventusin, ndërsa Barcelona me Romën.

“Është e qartë se ndeshjet e Ligës së Kampionëve vendosen nga detajet më të vogla, dhe në një ndeshje të vetme është e mjaftueshme që një vendim i gjyqtarëve ta largojë dikë nga gara”, ka deklaruar Ancelotti.

“Madrid dhe Barcelona janë favoritë për përvojën e tyre dhe për shkak se ata kanë Ronaldon dhe Messin”./Lajmi.net/