Carlo Ancelotti gëzon tifozët e Bayernit (FOTO)

.

Sport

31/07/2017 20:34

Renato Sanches do të qëndrojë te Bayern Munich.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti.

Trajneri italian në konferencë për shtyp para fillimit të turneut ‘Audi Cup’, ka thënë se reprezentuesi portugez do të qëndrojë në ‘Alianz Arena’.

Për Renato Sanchesin këtë verë interesim ka shprehur Milani dhe Chelsea.

“Për Renaton, nuk ka asnjë lajm”, ka deklaruar Ancelotti në konferencë për shtyp për Audi Cup.

“Ai e ka filluar sezonin me ne dhe do të qëndrojë deri në mbylljen e transferimeve, më 31 gusht. Ai ka luajtur mirë në ndeshjen tonë të fundit”./Lajmi.net/