Carl Bildt, për amerikanët ishte një pro serb

Dokumentet e fshehta të sapopublikuara zbulojnë se Bill Clintoni është këshilluar që të bëjë gjithçka që të anashkalohet Carl Bildti, sepse suedezi nuk i ka gjykuar krimet në Srebrenicë, ndërsa menjëherë e ka kritikuar \"Stuhinë\" kroate.

Lajme

21/04/2014 13:34

Ekspertët amerikanë e kanë këshilluar presidentin e atëhershëm të ShBA-së Bill Clinton se Amerika duhet të bëjë gjithçka është në dorën e saj që politikani Carl Bildt të mos bëhet Përfaqësues i lartë në BeH pas luftës në Bosjnë, sepse e kanë vlerësuar si ndërmjetësues proserb në konfliktet ballkanikë, tregojnë dokumentet nga epoka e Clintonit nga të cilat sapo është hequr shenja e fshehtësisë, shkruan gazeta beogradase Politika, transmeton GazetaExpress.

Dokumenti i cili ka të bëjë me BeH-në, e i cili është pjesë e përmbledhjes më të madhe të materialeve tashmë të qasshme në faqen e bibliotekës së Clintonit, e udhëzon shefin e Shtëpisë së bardhë se amerikanët duhet të gjejnë një evropian tjetër për këtë post, e ndër emrat e propozuar ka qenë madje edhe ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher.

Në materialin e dërgua në dhjetor të vitit 1995, në çastin kur ka përfunduar lufta, është arritur pajtimi për marrëveshjen e Daytonit. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkonte përfaqësuesin e saj në Sarajevë, ekspertët amerikanë i përkujtojnë Bill Clintnit se Bildti si mediator i BE-së në luftë nuk është sjellë siç është pritur prej tij dhe se nuk do të luajë rolin e tij në kapjen dhe dorëzimin e kriminelëve të luftës.

“Ka arsye të besohet se Bildti nuk do t’i ndjek me agresivitet kriminelët. Ai do ta frustrojë politikën amerikane të ndjekjes së fuqishme për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës”, thuhet në dokument.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë link: 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/amerikanet-thone-se-bildt-eshte-pro-serb-9300/