Cardi B tërhiqet nga turneu me Bruno Mars, ka një arsye të fortë

Ishte paraparë që rep-artistja Cardi B dhe Bruno Mars ta mbanin bashkë turneun në 24 data në Amerikën Veriore.

ShowBiz

27/07/2018 15:10

Mirëpo ajo hoqi dorë dhe arsyeja është shumë e fortë. Duke qenë se Cardi B ende si ka bërë një muaj nga linja e vajzës, nuk është e gatshme që të marrë pjesë në këtë tur, shkruan lajmi.net

Ani pse gjithçka do të niste në vjeshtë, ajo nuk është treguar e gatshme pasi dëshiron ti përkushtohet maksimalisht foshnjes.

https://www.instagram.com/p/BlGlY_OhJa4/?hl=en?&taken-by=iamcardib

”Mendova që pas lindjes së vajzës sime, këto gjashtë javë do të ishin të mjaftueshme për të rimarrë veten mendërisht dhe fizikisht. Thoja se do të mund ta merrja atë me vete në tur, mirëpo mendoj se e kam nënvlerësuar faktin e të qenurit nënë”, u shpreh ajo nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook duke shtuar se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë.

Ndërkohë Bruno nëpërmjet një reagimi në Twitter ka thënë që e respekton vendimin e saj. Kujtojmë se dyshja e kanë një duet bashkë, këngën shumë të suksesshme ‘Finesse’./Lajmi.net/

YouTube player