Cara Delevingne ndahet nga e dashura

Cara Delevingne dhe St Vincent janë ndarë pas një lidhjeje që nuk ka zgjatur shumë.

ShowBiz

21/07/2015 11:02

Supermodelja Cara Delevingne dhe e dashura e saj, St Vincent i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Lajmi bëhet i ditur nga portali amerikan “Page Six”, që citon një burim të afërt të vajzave.

Lajmi vjen si suprizë, pasi vetëm pak kohë më parë, në një intervistë për revistën “Vogue”, supermodelja Delevingne tha: “Të qenit e dashurur me personin më të cilin jam aktualisht, është një ndër arsyet se përse jam kaq e lumtur këto kohë”.

Nuk dihet arsyeja e kësaj ndarje, ndërsa lajmi ende nuk konfirmuar zyrtarisht./Klan