Cara Delevingne mbulohet vetëm me bateri!

Cara Delevingne ka pozuar komplet e zhveshur duke mbuluar pjesët intime vetëm me 2 bateri që bënin dritë dhe një shenjë komunikacioni

ShowBiz

23/06/2014 13:38

Modelja Cara Delevingne ka shfytëzuar lokacionet e fotografimeve në Bali për të bërë një foto me sjelljet e zakonshme të saja.

Ajo pasi ka përfunduar sesionin e fotografive ka gjetur kohë të bëjë një foto këtë të dielë, ku qëndron komplet e zhveshur.

Supermodelja është kujdesur që të mbajë mirë të mbuluara pjesët intime, duke mbajtur me duar dy bateri në gjoks që bënin dritë dhe shenjën e komunikacionit ‘ndalohet hyrja’.

Cara ka bërë disa foto profesionale në Bali të cilat kohë pas kohe i poston në profilin e saj në Instagram.