Car Llazari erdhi natën, e zuri në “gjumë” Qeverinë e Kosovës!

Për këtë veprim të serbëve, institucionet e Prishtinës zyrtare ende nuk kanë pasur “mundësi” deklarimi. Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, nga i cili po presim përgjigje me “SMS”.

Lajme

27/06/2016 09:32

Ashtu siç ishte raportuar, shtatorja e Car Llazarit mbrëmë u vendos në zemër të Mitrovicës Veriore.

E gjatë gati 8 metra dhe me peshë prej 7.5 ton, shtatorja do të zbulohet vetëm pak ditë pasi kanë kaluar të gjitha afatet për lirimin e ‘Urës së Ibrit’, paralajmëruar nga pala shqiptare në bisedimet me Serbinë, transmeton lajmi.net

Përndryshe data e nesërme, 28 qershori, dita e “Vidovdan-it”, do të jetë ditë feste për serbët e Kosovës, ku do të organizohet edhe ceremonia speciale në zbulim të shtatores së heroit serb, Car Llazarit.

Për këtë veprim të serbëve, institucionet e Prishtinës zyrtare ende nuk kanë pasur “mundësi” deklarimi. Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, nga i cili po presim përgjigje me “SMS”.

Në ndërkohë, presim edhe deklarimin e kryetari të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i cili edhe ishte ankuar për këtë përmendore. /Lajmi.net/