Capital T tregon datën e publikimit të klipit të ri

Pa asnjë mëdyshje mund të themi që viti 2017 ishte i reperit Capital T.

ShowBiz

05/01/2018 23:20

Ai kishte publikuar disa projekte radhazi me të cilat u tregua shumë i suksesshëm, madje këngët e tij ishin të parat si më të klikuarat e vitit, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ka sjellë disa këngë vitin e kaluar, Capital T kishte filluar menjëherë punën rreth projektit të ri, shkruan lajmi.net.

Tri ditë më parë, reperi ka publikuar këngën “Kujna pi han”, të cilën e solli vetëm në versionin audio si pjesë e mixtape “Winter is here”.

Së fundi, ai përmes llogarisë së tij në Instagram ka bërë të ditur se me datë 10 janar  do të dalë videoklipi i ri, e që sigurisht do të jetë i këngës së fundit.

Kujtojmë që “Andiamo” mbanë titullin kënga të cilën Capital T e solli në bashkëpunim me Ardian Bujupin dhe që ka mbledhur afro 34 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/