Capital T ‘thumbon’ kolegët: Muzika është forca ime kryesore – Lajmi.net
Capital T ‘thumbon’ kolegët: Muzika është forca ime kryesore
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 13:36, 14 November 2017
Nëse bëhet sondazh rreth asaj se kush nga estrada ka qenë më aktiv gjatë sezonës së verës, padyshim që emri i Capital T do të dilte ndër të parët.

Së fundi, reperi ka publikuar një mixtape të quajtur “Winter is here”, i cili përmban 14 këngë, shkruan lajmi.net.

Capo është shumë aktiv në rrjete sociale, së fundi ai ka publikuar një foto të shkrepur nga një studio muzikore me të cilën habiti me mbishkrimin që i la.

Me atë postim, Capital T ka ‘thumbuar’ kolegët e estradës në lidhje me atë se kë e kanë mbështetjen kryesore, duke përmendur mediet dhe propagandën.

“Muzika është forca ime kryesore, jo media dhe jo propaganda, jo mbështetja e njerëzve të industrisë së muzikës, Vetëm unë #TrueKapo dhe melodia ime ♥ ️🙏🏻❄️ #winterishere!”, ka shkruar reperi. /Lajmi.net/

 

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO