Capital T paralajmëron diçka të madhe!

Reperi Capital T është njëri ndër artistët më të pëlqyer të estradës.

ShowBiz

13/09/2018 10:00

Ai deri më tani ka sjell projekte dhe bashkëpunime të shumta që u pritën tejet mirë nga publiku, shkruan lajmi net.

Për gjithë këto vite Kapo ka mbledhur fansa të shumtë që e përkrahin në vazhdimësi, në çdo paraqitje të tij.

Për të gjithë dashamirësit e muzikës ai thotë se është duke punuar fuqishëm në projekte të reja muzikore. “Gjëra të mëdha po vijnë”, shkruan ai në postimin e fundit.

“O ma”, është projekti i vetëm i Capital T i lansuar gjatë kësaj vere e që ka mbledhur mbi 4 milionë klikime në Youtube. /Lajmi.net/