Capital T paralajmëron diçka të madhe përmes videos “Veç fillimi”

Është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptar.

ShowBiz

23/02/2018 18:53

Capital T është shumë aktiv me projekte të reja dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, ai ka zbrazur llogarinë e tij në Instagram, duke fshirë të gjitha fotografitë, ndërsa disa minuta më parë ai publikoi një video në formë të videoklipit.

“Veç fillimi” titullohet ajo video në të cilën Capital T paralajmëron diçka të re, madje ai preu flokët gjatë incizimit të kësaj videoje, e po ashtu e theksoi se ky është veç fillimi.

Se çfarë po paralajmëron reperi përmes këtij klipi mbetet të shihet në vazhdim. /Lajmi.net/

YouTube player