Capital T në përqafimin e një vajze: I bëj të gjitha…

Se është njëri ndër reperët më të pëlqyer të estradës këtë Capital T e ka dëshmuar shumë herë.

ShowBiz

12/09/2018 18:39

Trim Ademi që nga fillimi i karrierës është bërë shumë i dashur për publikun shqiptar, shkruan lajmi net.

Ai është mjaft i afërt me fansat e që padyshim se e gjithë puna e tij është meritë e atyre që e ndjekin atë dhe e përkrahin në vazhdimësi.

Në një foto të publikuar në Instagram, Kapo shfaqet në përqafimin e një fanse teksa thotë se gjithë këto i bën për fansat. “I dua përkrahësit e mi, i bëj të gjitha për ta”, ka shkruar Trimi.

“O ma”, është projekti i vetëm i Capital T i lansuar gjatë kësaj vere që numëron mbi 4 milionë klikime në kanalin, Youtube. /Lajmi.net/

YouTube player