Capital T ndihmon njerëzit në nevojë: Zoti është i madh ai e din qëllimin tem

Edhe artisti, Capital T po vazhdon të tregojë anën humane të tij.

ShowBiz

13/12/2018 19:19

Ai tash e një kohë i është bashkuar humanistit, Halil Kastrati për t’i ndihmuar njerëzit që kanë nevojë, shkruan lajmi.net.

E sot ishte vetë Halili i cili publikoi një imazh në Instagram ku tregon se bashkë me Kapon do i dhurojnë pesë shtëpi të reja.

Kurse tani, reperi ndau disa postime në rrjete sociale teksa shfaqet i lumtur pranë njerëzve që i ndihmoi.

“Zoti eshte i madh ai e din qëllimin tem ??♥ sot ishte një ditë shumë shumë e mirë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotove. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrVj8imjzYz/